Sport

Video/ Ndeshja kundër Moldavisë, Cikalleshi shënon golin e parë

Shqipëria shënon golin e parë në përballjen me Moldavinë, duke u afruar kështu drejt kualifikimit në Euro 2024. Sfida e rëndësishme vijon ende, ku dy skuadrat po luftojnë për të arritur fitoren.

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Sa i takon formacionit, konfirmohet në portë titullari Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj, në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami, në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.

TRENDING

Exit mobile version