Politike

‘Ndiheni i kërcënuar?’, Alibeaj shihet i shoqëruar nga garda si kryetar opozite

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shfaqur sot i shoqëruar nga punonjës të Gardës së Republikës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj u pyet nëse kjo gjë ka ardhur pas ndonjë kërcënimi të mundshëm, por deputeti e mohoi këtë gjë.

Pjesë nga prononcimi:

Pse keni sot shoqërues të Gardës, ua sollën apo i kërkuat ju?

Është një detyrim i Gardës, e kam pak të vështirë të jem i shoqëruar. Por edhe ligjet e shtetit duhet t’i zbatojmë. 

Ndiheni i kërcënuar?

Asnjëherë kurrë.

Sot, Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetwsit e tij dhe doli me 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Kundër, zëshëm, kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që për tu futur vetëm me këshilltar bashkiakë kanë kërkuar deputetë si Gazment Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati etj ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga PD.

TRENDING

Exit mobile version