Kronike

Ndiqte “hasmin” me dron/ Ngjarja dhe detaje

ELBASAN- Tre dronë të kapur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në banesën e Erjon Alibejt (i njohur si Krymi), janë çuar për ekzaminim kompjuterik në laboratorin e Policisë Kriminale. Me këto mjete fluturuese, dyshohet se Alibej mund të ketë kryer filmime nga distanca për elementë të ndryshëm në Elbasan, që ai i konsideron kundërshtarë, por vetëm filmimet do të zbulojnë se kush është kërkuar dhe çfarë është regjistruar. Gazetari Elton Qyno shkruan mëson përmes burimeve të SPAK, se veç tre dronëve, wër ekzaminim janë dërguar dhe dy Hard-Disqe, për gjetje te materialeve kompromentuese.

Por hetimi i SPAK për ekzaminimin e aparaturave teknologjike, është shtrirë nga viti 2019, vit kur më 29 dhjetor u vra i vëllai i Erjonit, Endrit Alibeaj bashkë me dajën e tij, Arben Dylgjerin dhe mikun turk, Erdal Durunay. Tre telefonat e këtyre personave, janë dërguar për ekzaminim, me qëllimin e gjetjes së bisedave apo fotografive dhe videove që i shërbejnë hetimit. Po ashtu, po ekzaminohen edhe telefonat bashkëpunëtorëve të prokurorisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani që dyshohet se ishin kontraktuar për vrarë disa persona në qytetin e Elbasanit, si nga Alibej, po ashtu edhe nga kundërshtarët.

Hetimet për këtë çështje janë shtyrë deri në Maj 2023, ndërsa gjatë muajit që lamë pas, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë marrë në pyetje 8 persona, mes të cilëve të afërmit e viktimës Andi Zylyfi. Në pyetje janë marrë edhe Filip Gjeloshi, Agim Gjini, Agron dhe Petrit Qoli, këta të fundit kanë dhënë shpjegime për vrasjen e Ervis Dedës dhe nënës së tij, Fatmira Deda në Durrës.

SPAK gjatë kësaj kohe ka pyetur dhe Xh. Liçin, B. Deda dhe Sh. Subashi, të cilët kanë dhënë shpjegime të cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarje kriminale, por nuk dihet ende se për çfarë janë marrë në pyetje dhe nëse ndaj tyre do të ngrihet ndonjë akuzë.

TRENDING

Exit mobile version