Lifestyle

Ndodh edhe kështu/ Dy Miss-et martohen bashkë

Miss Argjentina Mariana Varela dhe Fabiola Valentín, Miss Puerto Rico janë martuar bashkë.

Dy bukuroshet e reja u takuan në Miss Grand International (MGI) në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë dashurinë e tyre. Por së fundmi ato kanë zbuluar në rrjetet sociale se lidhja e tyre 2-vjeçare është kurorëzuar me martesë.

Ato kanë publikuar edhe disa momente romantike nga lidhja e tyre dhe propozimi për martesë me shumë tullumbace dhe qirinj.

Mariana është një modele dhe përfaqësoi Argjentinën në Miss Universe 2019. Ajo gjithashtu u rendit në top 10 në Miss Grand International 2020. Fabiola ishte gjithashtu në mesin e 10 konkurrenteve më të mira që arritën në finalet e Miss Grand International 2020.

TRENDING

Exit mobile version