Bota

‘Ndranghet’ goditet sërish nga policia italiane, 62 të arrestuar

Autoritetet italiane kanë arrestuar 61 persona të dyshuar si anëtarë të mafies më të fuqishme në vend, “Ndrangheta”.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit dyshohen për krime të ndryshme, duke përfshirë mashtrim, trafik droge, depërtim në qeveri dhe zhvatje të fermerëve. Po ashtu mësohet se policia e vdneit ka kryer bastisje në 7 rajone.

Javën që lamë pas janë arrestuar më shumë se 100 persona në të gjithë Evropën, duke u shndërruar si operacioni më i madh që është kryer ndonjëherë kundër ‘Ndrangheta’.

Nga operacionet janë sekuestruar asete me vlerë 25 mln euro.

TRENDING

Exit mobile version