14/06/2021 , 1:32

Ndryshime në qeveri- Dy kandidatet për deputetë, pjesë e kabinetit “Rama”

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy emërime zëvëndësministrash.

Referuar vendimeve të miratuar në mbledhjen e një dite më parë, Bora Muzhaqi emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë ndërsa Dallëndyshe Bici emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Të dy zëvëndësministret e reja kanë qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana tjetër, Aspasjana Kongo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin