Rajon

Ndryshime në qeverinë greke, Mitsotakis shkarkon ministrin e Mbrojtjes Civile

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka lajmëruar ditën e sotme ndryshime në qeverinë e tij. Mësohet se në kuadër të një riorganizimi të kabinetit të dalë pas zgjedhjeve të qershorit 2023, janë bërë emërime të reja në disa ministri.

Një prej ndryshimeve është bërë në ministrinë e Mbrojtjes Civile.

Mitsotakis mbajti në të njëjtat poste ministrat kryesorë për të sinjalizuar vazhdimësinë e politikave për ekonominë dhe punët e jashtme.

Ai ndërroi disa ministra duke përfshirë Michalis Chrysohoidisin, i cili u largua nga Ministria e Shëndetësisë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes Civile, që mbikëqyr policinë, duke zëvendësuar Giannis Oikonomoun. Adonis Georgiadis kaloi nga Ministria e Punës tek Ministria e Shëndetësisë.

Chrysohoidis ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes Civile disa herë në dy dekadat e fundit dhe drejtonte këtë ministri kur Greqia shkatërroi në vitin 2002 grupin gueril më vdjekjeprurës në Greqi, “17 nëntori”.

Riemërimi i tij në detyrë vjen pas një sërë incidentesh të dhunshme, përfshirë vdekjen e një oficeri policie 31-vjeçar, i cili u plagos në përleshjet që shpërthyen gjatë një ndeshjeje volejbolli muajin e kaluar.

TRENDING

Exit mobile version