13/06/2021 , 23:31

Ndryshimi i fundit – Spanja zgjat afatin e kufizimit të udhëtimeve, përfshihet edhe Shqipëria

Me një ndryshim të fundit të ministrisë së Brendshme, në Spanjë është shtyrë sërish afati i kufizimit të udhëtimeve nga vendet e treta, përfshi dhe Shqipërinë, deri më  30 Qershor 2021.

Referuar njoftimit të ambasadës shqiptare në Madrid, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë, vetëm nëse kanë lejeqëndrimi ose kanë arsye madhore apo esenciale. Këto arsye vlerësohen nga autoritetet spanjolle të kufirit.

Udhëtarët e lejuar për të hyrë në Spanjë:

-Duhet të kenë testin negativ Covid-19 (PCR), të bërë brenda 72 orëve të fundit;

-Duhet të plotësojnë formularin në portalin shtetëror:

https://www.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit;

Për më shumë informacione:  https://www.boe.es/…/2021/05/29/pdfs/BOE-A-2021-8972.pdf

Për informacione të tjera, kontaktoni ambasaden me email [email protected][email protected] ose në numrin e telefonit 0034 915 626 985 (në oraret e punës).

Related Posts

Kategorite

BIoscalin