Rajon

Ndryshoni kufijtë, Dejtoni nuk kënaqi askënd në Ballkan

Sekretari Amerikan i Shtetit Entony Blinken, në një letër dërguar Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës shkruan se SHBA mbron integritetin territorial të vendit ballkanik.

Po çfarë lloj politike ndaj rajonit pret diplomati i njohur britanik Timothy Less?

“Nga ajo që kam parë deri më tani, mund të konkludoj se administrata Biden po i kthehet qasjes nga epoka e Obamës – retorikë e fortë dhe angazhim i dobët, sepse duhet të mendojë për gjëra më të rëndësishme, siç është konflikti me Rusinë dhe ngritja e Kinës. Është e qartë se në një situatë të tillë, ambiciet amerikane në Ballkan do të ulen. Duke refuzuar rihapjen e çështjes së Bosnjës, SHBA po e dënon vendin me vite të tjera paralyze” – deklaroi Less

I pyetur nëse tani është nevoja e rishikimit të Marrëveshjes së Dejtonit, diplomati britanik u shpreh se nga Dejtoni nuk u kënaq askush.

Eteksa disa vite më parë, ideja e tij për ndarjen e Ballkanit, e botuar në revistën ‘Foreign Affairs’, tronditi rajonin, Timothy Less tha se “Zgjidhja nuk është asgjë më shumë se harmonizimi i kufijve etnikë dhe politikë dhe krijimi i shteteve kombëtare siç ekzistojnë kudo në Evropë. Ballkani është i rënduar nga dëshira e parealizuar e serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve për të krijuar shtete kombëtare dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme apo zhvillim të vërtetë derisa të realizohet kjo aspirate”

 

TRENDING

Exit mobile version