Bota

Në 50 vite janë zhdukur 69% e kafshëve të egra

Popullatat e egra të specieve shtazore të monitoruara janë shkatërruar  pothuajse 70% në 50 vitet e fundit. Kjo është ajo që thuhet në raportin e Living Planet për vitin 2022, i cili nxjerr në pah humbjet e mëdha në natyrë për shkak të aktivitetit njerëzor.

Ndër shkaqet, para së gjithash është shkatërrimi i habitateve prej ndryshimeve klimatike.

Në përgjithësi, si grup speciesh, reduktimi më i madh është në popullatat e ujërave të ëmbla, të cilat janë ulur mesatarisht me 83% për shkak të humbjes së habitatit dhe barrierave në rrugët e migrimit.

” Duhet të braktisim iluzionet…nëse nuk ndryshojmë kurs, nëse nuk zerojmë emetimet e karbonit dhe fillojmë të mbrojmë biodiversitetin, do të paguajmë pasoja edhe më të mëdha dhe çmimi do të jetë edhe më i lartë në vitet në vijim” – tha presidenti i ‘Living Planet’

TRENDING

Exit mobile version