Kosova

Në Bruksel java nis me takimin Kurti-Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, janë ftuar për një takim të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut, për të arritur një zgjidhje evropiane mes tensioneve të fundit. Takimi pritet të zhvillohet ditën e hënë.

Ftesa për takim është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, kishte deklaruar më parë se çështja e targave është një problem që duhet zgjidhur para datës 21 nëntor. Prandaj, nuk ka mbetur shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ulur tensionet.

Përveç çështjes së targave, në këtë takim parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera, kryesisht ajo për asociacionin e komunave serbe.

 

TRENDING

Exit mobile version