04/06/2021 , 15:39

Në furgon me targa sllovene, kosovari kapet me 41 kg marijuanë në Serb

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe policia kufitare në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë Kriminale në Novi Sad kanë kapur një sasi prej më shumë se 41 kilogramëve të drogës, e llojit marijuanë, në pikë kalimin kufitar të Batrovcit.

I arrestuar ka mbetur B.B nga Lipjani i lindur në vitin 1986, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, raportojnë mediat e Kosovës.

Policia, pasi ka inspektuar furgonin me targa sllovene kishte gjetur rreth 73 paketime të drogës të fshehura brenda në furgon.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe do të dërgohet në zyrën e prokurorit kompetent, bashkë me një raport penal.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin