Kronike

Në gjendje të dehur tenton të vrasë kunatin me armë gjahu, arrestohet 39-vjeçari

Një shqiptar ka terrorizuar mbrëmjen e të mërkurës zonën e Lagadës në Greqi, pasi ka tentuar të vrasë kunatin e tij 37-vjeç. Sipas media greke, 39-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur dhe me armë gjahu ka qëlluar në drejtim të kunatit të tij 37-vjeç, por fatmirësisht nuk e ka kapur plumbi. Autoritetet greke kanë ndërhyrë pas njoftimit, ndërsa shqiptari ka qëlluar në ajër, teksa tentonte t’i largohej policisë. Më pas ai është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa arma e sekuestruar ka rezultuar e vjedhur në janar në një banesë në zonën e Lagadas.

TRENDING

Exit mobile version