Pinknews

Në katër vite ka realizuar 35 këngë

Ajo i është bashkuar skenës muzikore shqiptare në vitin 2018.

Bëhet fjalë për rap-artisten e njohur nga Prizreni, Tayna, e cila përgjatë kësaj kohe solli këngë e bashkëpunime të shumta.

E njëjta në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale tregoi se ka realizuar plot 35 këngë

“Tri ditë/ 3 milionë është si rruga e ime në këtë jetë 33. 35 këngë për vetëm 4 vite karrierë të krijuara krejt vetë e po më duket që gjithë jetën”, u shpreh ajo.

“Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Plus hite tjera kemi plot që nuk janë publikuar akoma. Deri atëherë…numri që keni telefonuar po feston duke ndriçuar”, vazhdoi më tej 26-vjeçarja.

TRENDING

Exit mobile version