Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për disa vrasje të mbetura në tentativë dhe vjedhje, shkatërrohet grupi i vrasësve me pagesë në Tiranë! 5 të arrestuar, 2 në hetim, 1 në kërkim

Published

on

Operacioni ‘Storm’, 5 të arrestuar, 2 nën hetim në gjendje të lirë dhe një tjetër në kërkim. 8 personat e proceduar kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM”.

Zbardhen dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Sekuestrohen veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura.

Në kuadër të punës hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si rezultat i  një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disajavore, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në bashëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin (DVP Lezhë), mbështetur nga Forcat Speciale FNSH dhe RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “STORM”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

– Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

– Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

– Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpetim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:

–         “Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drrejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

–        “Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

–         Vjedhje e automjetit tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit I. M., ndodhur më datë 11.01.2022 në Vorë. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

–          Vjedhje e automjetit tip “Volkswagen Touran, në pronësi të shtetasit J. M., ndodhur më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 5 Laç, Kurbin. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

–         Vjedhja e sendeve të shtetasit A. D., më datë 25.01.2021, rreth orës 05:00, në autostradë, tek nënkalimi i Patokut, në lagjen nr. 6 Laç, Kurbin. Pasi ka zbritur nga autobusi me të cilin kishte ardhur nga Gjermania, shtetasit i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

–          Vjedhja e disa produkteve ushqimore në dyqanin e shtetasit K. C., më datë 26.01.2022, në vendin e quajtur Malbardhe-Fushë, Milot. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Materialet i kaluan për hetime të metejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve:

–          Ibrahim Difaj, Damjant Lleshaj dhe Shpëtim Kraja, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja”;

–     Erion Mulaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”;

E. V., për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

–         M. M. për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu materialet i kaluan për hetime të mëtejshme dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në ngarkim të shtetasve:

–          Ibrahim  Difaj, Ilirian  Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja” e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë.

Garantojmë qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e  Prokurorive respektive dhe në bashkëpunim me strukturat  e tjera ligjzbatuese, po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, dhe shumë shpejt do kemi rezultate të tjera.

Ftojmë qytetarët që të mbështesin strukturat e Policisë dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 duke garantuar anonimat të plotë e të sigurt dhe një reagim të mënjehershëm e të panashëm”, njofton Policia.

Aktualitet

Dy policët përplasen me njëri-tjetrin, plagoset njëri prej tyre

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Dy efektivë në Komisariatin 3 janë përplasur me armë dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur rëndë.

“Në komisartian 3 sa ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një oficer policie sapo ka qëlluar kolegun e vet. Më nisën një video ku po transportohet polici në spital. Ata janë oficerë të patrullës, dy policët kanë qëlluar njëri-tjetrin në komisariat. Është një ngjarje e rëndë, shpresojmë mos ketë pasoja me humbje jete”, tha Hoxha në “Log.”.

Në spital është dërguar në gjendje të rëndë C. S., i cili është futur në sallën e operacionir. Ndërsa autori L. Z ndodhet në komisariat.

Priten në vijim detaje për ngjarjen e rëndë. Abcnews.al do t’ju mbajë të informuar.

Continue Reading

Aktualitet

60 vjeçari dërgohet i plagosur në spital

Published

on

By

Në mbrëmjen e sotme mësohet se ka pasur një armë zjarri në këtë gjendje të Kombinatit në Tiranë.

Bëhet me dije se 60-vjeçari është dërguar në spital të plagosur.

60-vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme te shëndetit mendor ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë me armë zjarri.

Paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri nuk ka rrezik për jetën. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes

Continue Reading

Aktualitet

Mjekët nisin trajnimet për të zbuluar linë e mjamunëve në Shqipëri

Published

on

By

Persona të prekur nga lija e majmunit janë zbuluar  dhe në vendet fqinje. Shqipëria aktualisht nuk ka të infektuar prej saj, por a jemi të rrezikuar?

“Natyrisht risku ekziston, është i ulët, por vëmendje dhe vigjilenca duhen shtuar .”

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tregon se për të dalluar linë e majmunit nga sëmundje të ngjashme kanë nisur trajnimet me mjekët.

“Mjekët mund ta ngatërrojnë, por ka elemente të rëndësishme për tu ditur. Nis me temperaturë rritje të gjendrave limfatike shenja në lëkurë.  Nisin nga fytyra, pëllëmbët shputat dhe në të gjithë trupin. Kalon në disa faza.”

Sëmundja tregon mjekja  prek çdo moshë,  zgjat rreth një muaj, përgjithësisht kalon lehtë, por tek personat me probleme të imunitetit mund të shkaktojë humbje jete.

“Zgjat deri 4 javë dhe është infektuese derisa zhvishet lëkura. Duhet të jemi të kujdesshëm mos prekim sytë se mund te çojnë në verbim.  Ata persona me dëmtime të imunitetit mund të bëjnë forma të rënda.” 

Lija  e majmunit mund të transmetohet në disa forma. “Veshjet apo mjetet e ngrënies së personit të infektuar mund të shërbejnë si transmetues .”

Për linë e majmunit nuk ka mjekim të aprovuar për tu përdorur në masë  ndërkohë që vaksina e variolës ofron mbrojtje. Vaksinimi për këtë sëmundje ka përfunduar në vitet 80 pasi të prekur prej saj nuk ka më në të gjithë botën.  Lija e majmunit është përhapur në 15 shtete të botës, por mjekët thonë se nëse të infektuarit ndiqen dhe izolohen sëmundja mund të kufizohet.

Continue Reading

Aktualitet

JA HARTA/ E lirë vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit, hermetizohet Tirana më 25 maj

Published

on

By

Tiranë ‘e hermetizuar’ më 25 maj. Të gjitha rrugët do të jenë të bllokuara në kryeqytet. Sipas hartës së siguruar nga gazetari i ntv.al,  rrugët ku do të lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli dhe Bashkia e Tiranës është përgatitur me të gjitha detajet që kërkon në ngjarje e tillë.

Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë disa ditë më parë disa porosi të fundit për grupin koordinues, që po merret me organizimin, si dhe disa këshilla për qytetarët e Tiranës, duke qenë se ajo ditë do të jetë pa makina.

Qyteti po bëhet gati për të pritur tifozët që nuk do të bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit. Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata që nuk kanë bileta, ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.

Pas Veliajt, Policia e Shtetit njoftoi për masat në finalen e Conference League në 25 maj. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano u kërkoi qytetarëve të shmangin ardhjen në kryeqytet të mërkurën, por megjithatë gjithë eventin e konsideron si festë. I pyetur nëse janë marrë masa për tifozët e Feyenoordit, të cilët njihen për trazira, kreu i Policisë së Shtetit tha janë marrë masat për ndarjen që në ardhje të dy tifozerive.

Në një dalje pwr mediat, Policia e Shtetit bëri me dije të gjitha rrugët që do të bllokohen.

Ndeshja e vlefshme për Conference League do luhet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ me datë 25 maj. Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se janë shitur 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total për Romën dhe Feyenord, 4 mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën u vunë dispozicion 8500 bileta u blenë nëpërmjet faqes së UEFA-s në një kohë rekord.

Continue Reading

Aktualitet

Meta dhe Osmani në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut

Published

on

By

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme ndodhej në Kosovë ku së bashku me Presidenten Osmani morën pjesë në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut. Presidentja Osmani tha se në këtë përvjetor është koha të rikujtojmë pjesëmarrësit e Kuvendit. Sipas Osmanit, Kuvendi i Junikut u mbajt në një moment vendimtar për Shqipërinë prandaj hyn në rrjedhën e ngjarjeve të rëndësishme historike.

Osmani: Kuvendi i Junikut shënon jo vetëm një datë historike, por një pikë orientimi për veprime kulturore. Ai shërbeu edhe si udhë-rrëfim për shumë vajza që dhanë jetën për Atdhe. Përkushtimi dhe trimëria e pjesëmarrësve të Junikut janë pikë reference e vazhdueshme nga e cila duhet të mësojë secili prej nesh. Ne duhet të kujdesemi që trashëgimia politike e këtij Kuvendi të shërbejë si udhërrëfyes për veprimin politik të këtij vendi. Vetëm duke vlerësuar të kaluarën ne mund ta ndërtojmë të sigurt të ardhmen tonë.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh se çdo shqiptar krenohet me veprën e madhe dhe të lavdishme të burrave të Kombit të cilët para 110 viteve lëshuan kushtrimin në Junik për liri.

Meta: Para 110 viteve në Kuvendin e  Juniku t, 250 burra të pendës dhe të pushkës, me në krye Hasan Prushtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin dhe shumë patriotë të tjerë për 4 ditë dhe net debatuan dhe diskutuan për fillimin e një kryengritje të përbashkët në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e trojeve kombëtare. Në atë Kuvend, u lidh besa për çlirimin e trojeve shqiptare. Kuvendi i Junikut paraqiti platformën e pastër për çlirim. Treguesi i qartë ishin 12 pikat e programit të dalë nga Kuvendi i Junikut. Kuvendi i Junikut i parapriu këtij projekti madhor, kombëtar dhe pati kontribut të rëndësishëm për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Sot pas 110 vitesh kemi shumë arsye, e të jemi mirënjohës atyre patriotëve që treguan në kohë të vështira largpamësi dhe i dhanë dritë një projekti të rëndësishëm kombëtar. I gëzohemi Shqipërisë si vend anëtar në NATO. Ne i gëzohemi më së shumti të sakrifikuarës së madhe 110 vjet më parë, Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, vend model. Ajo ecën e sigurt drejt integrimeve në institucionet ndërkombëtare. Ne jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë. Jemi për fqinjësi të mirë për fqinjët tanë, pa paragjykime. Po kështu kemi treguar se jemi të hapur me të tjerët, por edhe më të bashkuar me njëri-tjetrin. Ne ndodhemi para sfidave të mëdha, e ato sfida duhet t’i pranojmë. E përjetshme vepra e atdhetarëve tanë këtu në Kuvendin e Junikut. Rroftë populli shqiptar, suksese Kosovës dhe Këshillit të Evropës

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING