17/06/2021 , 1:40

Në Këshillin e Sigurimit – Meta: Urime Shqipëri, i bindur që vendi ynë do përmbushë me përgjegjësi këtë mision! Rama: Lajm i bukur! Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca: Ditë historike

Meta: Urime Shqipëri, i bindur që vendi ynë do përmbushë me përgjegjësi këtë mision

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen si anëtare të përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e sigurimit në OKB, duke thënë se kjo është një sfidë e jashtëzakonshme që do të përmbushet me përgjegjësi nga vendi ynë.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, shkruan Meta.

Shqipëria sot u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme historike, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama,  cili e cilëson këtë si një lajm të bukur.

‘Lajm i Bukur! Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023’- shkruan Rama.

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Soreca: Ditë historike për Shqipërinë! Do bashkëpunojmë më ngushtë në çështjet globale

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen e saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Soreca shkruan se kjo është një ditë historik për popullin shqiptar dhe vendin dhe se pret që të bashkëpunojë më ngushtë me Shqipërinë për çështjet globale.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale”, shkruan Soreca.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin