Politike

Në krye të PD/ Basha: Do t’u japim shqiptarëve një alternativë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtues politikë të qarkut të Durrësit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha, përmes një postimi në Facebook, ku tha se ka nisur puna për riorganizimin e PD-së. Ai shtoi se modernizimi, hapja dhe përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, është prioritet e tij dhe drejtuesve të PD-së, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë.

“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike. Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë”, shkruan ai.

TRENDING

Exit mobile version