Politike

Në listën e zezë të SHBA? Reagon Ilir Meta

Kreu i PL Ilir Meta tha se ndërkombëtarët kanë tentuar që ta intimidojnë.

“Sa i takon ndërkombëtarëve nuk i ngatërroj kam respekt për ta. E dimë që Rama ushtron trysni ndaj ndërkombëtarëve për ti intimiduar. E pamë se çfarë ndodh edhe me Rai3 ku ai bën presioni dhe u skandalizua dhe Italia.

Nuk ekziston asnjë ndërkombëtar në botë që mund të intimidojë mua për të thënë gjëra të vërteta e për të mbrojtur sovranitetin e popullit tim. Ka pasur në të kaluarën raste për të më intimiduar, por janë ndjerë të kërcënuar kur e kanë bërë këtë përpjekje sepse ua kam thënë të vërtetat ballazi”, shtoi Meta.

Ndërkaq Meta tha se do të shqetësohej vetëm po të shpallej non grata nga Klubi i Celtik.

“Po të më shpallë klubi skocez Celtik  non grata do ndihesha i shqetësuar sepse është frymëzim i madh për mua dhe sigurisht që do ndihesha jo shumë i lumtur. Nuk di që në Shqipëri SHBA të ketë pasur ndonjë përfaqësues më të denjë se ilir meta në këto 30 vite dhe pa pagesë, sepse e kam bërë për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe i kam mbrojtur këto raporte nga skandale.”

TRENDING

Exit mobile version