Kulture

Në Londër ka mbërritur ‘Pinokio i pabindur’

Ka ardhur ‘Pinokio i pabindur’, i firmosur nga Guillermo del Toro.

Regjisori meksikan prezantoi filmin e tij të ri – shumë të vlerësuar – në “Festivalin e Filmit në Londër”, së bashku me disa nga aktorët që u japin zë personazheve, përfshirë aktoren australiane Cate Blanchett.

Filmi i animuar është finalizimi i një projekti të kahershëm të Del Toro, realizimi i asaj që ai ëndërronte të bënte, një version i historisë së Pinokios së pabindur

“Në realizimin klasik, bota për Pinokun është shumë e frikshme. Unë doja të bëja një Pinok pak më ndryshe , një kukull-njëri të pabindur. Doja të bëja një film në të cilin të tregoja se nuk duhet të ndryshosh për t’u vlerësuar, nuk duhet të ndryshosh për t’u konsideruar si një qenie e vërtetë njerëzore. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore të vërteta.”

Guillermo del Toro ka qenë prej vitesh në Olimpin e regjisorëve ndërkombëtarë të nivelit të lartë, falë mbi të gjitha suksesit të filmit të tij “The Shape of Water”, i vitit 2017, fitues i ‘Luanit të Artë’ në Venezia si dhe katër çmime ‘Akademi’ si regjizori dhe filmi më i mire.

Prodhuar nga Netflix, “Pinokio” i Guillermo Del Toro, e çon kukullën e famshme dhe babain Geppetto në një aventurë të re në Italinë e Musolinit, ku dy personazhet vendosen kundër përgatitjes së sfondit të Luftës së Dytë Botërore, megjithëse historia origjinale e shkrimtarit Carlo Collodi daton në fund të shekullit të 19-të.

TRENDING

Exit mobile version