Kronike

Në makinë me xhama të zinj dhe të armatosur, të rinjtë nuk i binden policisë

Katër persona janë larguar në drejtim të paditur duke lënë pas makinën e mbushur me municion luftarakë dhe kapuçë të zinj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës së të premtes.

Patrulla e policisë, e stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit, ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur.

Ata kanë vijuar rrugën dhe janë larguar në një distancë jo shumë të largët, ku kanë braktisur automjetin e janë larguar në drejtim të paditur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe municionë luftarakë. Prokuroria e Matit ka nisur hetimet. Dyshimet janë se katërshja mund të ishin nisur për të kryer vrasje. Pritet njoftim zyrtar nga policia

TRENDING

Exit mobile version