Kosova

Në mars pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe procesi ndaj tyre pritet të jetë një gjykim maraton që mendohet se do të nisë në muajin mars.

Shqiptimi 26 vjet burg për ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit 2022, i shpallur nga Dhomat e Specializuara.

Gjykimi ish krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, pritetet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Dhomave të Specializuara, teksa janë 46 mijë faqe dokumete e më shumë se 40 dëshmitarë.

TRENDING

Exit mobile version