Politike

“Në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42”, Kryemadhi paralajmëron Ramën

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shprehet se kryeministri Edi Rama do të shkojë para drejtësisë, sipas saj, për vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42.

POSTIMI: 

Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42! Kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.

Dhe do ta çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ashtu siç ka çuar gjysmën e qeverisë dhe drejtorët e bashkisë. Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot.To be continued…

Kryemadhi e ka shoqëruar postimin me një foto që ajo vetë publikoi ditën e djeshme në vendin ku sipas do të bëhet ndërtimi pa leje i inceneratorit të Tiranës.

TRENDING

Exit mobile version