17/06/2021 , 1:23

Në Parlament votohet shkarkimi i tij, Meta nuk ndryshon agjendën, vijon me nderimet!

Ka nisur ditën e sotme në Kuvend seanca ku do të vendoset shkarkimi i presidentit Meta, ndërkohë që ky i fundit vijon me agjendën e tij, sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Në një njoftim të bërë nga Presidenca thuhet se Presidenti i vendit, Ilir Meta do të zhvillojë një aktivitet kulturor në Ansamblin Folklorik të Dibrës në orën 11:00 të ditës së sotme.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

Ftohen mediat për transmetim LIVE!”, njofton Presidenca.

Ndërkohë, deputetët e kuvendit gjenden përballë kutisë së votimit historik për shkarkimin e presidentit. Në këtë përballje finale me Ilir Metën socialistëve u duhen 94 vota, të cilat të vetëm nuk i kanë.

Jo një, jo dy por plot 16 shkelje kushtetute i gjeti komisioni hetimor presidentit Ilir Meta, duke i propozuar parlamentit shkarkimin.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin