Në PD ka shumë ish-sigurimsa – Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA: Le ta përgënjeshtroj! Të hapen dosjet…

Përtej sfidës që po i bën për t’i marrë drejtimin e PD-së, Edith Harxhi ka zgjedhur ta sfidojë Lulzim Bashën edhe në lidhje me vizën e tij në SHBA. Më herët Harxhi tha se SHBA ia ka refuzuar Lulzim Bashës, ndërsa sot nga Malësia e Madhe në prani të demokratëve tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, Basha le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë.

“Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë. Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë”, tha Harxhi.

Nga zgjedhjet e PD na ndajnë vetëm 3 ditë, ndërsa Harxhi kërkoi mbështetjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës. Një tjetër akuzë që Harxhi hodhi ishte edhe fakti se brenda PD ka shumë anëtarë të ish sigurimit të setit dhe kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.

“Ka boll partia jonë ish anëtar të sigurimit të shtetit. Duhet të fillojë hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga partia jonë njëherë. Nuk duhet të kenë funksione të larta në parti, poste drejtuese”, tha ajo.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin