Në prag të vendimit të Këshillit Europian, SHBA: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

SHBA– Zëdhënësi i Deparatamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Price shkruan se çelja e negociatave nuk duhet të vonojë. Diplomati shpreh angazhimin dhe mbështetjen e qeverisë amerikane për integrimin e dy shteteve.

Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve“, shkruan Price në Twitter.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin