Pinknews

Në pritje të ëmbël/ Kiara Tito heq unazën e martesës, ndahet nga Luizi?

Moderatorja Kiara Tito po shijon ditët më të bukura të jetës, siç është shtatzania. Por bashkë me të vijnë edhe një sërë ‘problemesh’ fizike si enjtja e gishtave apo rrobat e ngushta. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Kiarës, ku për shkak të enjtjes së gishtave ka hequr unazën e martesës. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto pa unazë në dorë ku ka shkruar:

Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama

Moderatorja gjithashtu ka vënë hashtagun #25weeks, ku na tregon se është 25-javëshe. Kujtojmë se, ajo dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze.

TRENDING

Exit mobile version