Pinknews

Në rast tërmeti Bora nuk do e ‘shpëtonte’ Donaldin, kjo video i thotë të gjitha

Donald dhe Bora janë padyshim një nga çiftet më simpatike e të përfolur, pasi kudo i shohim bashkë. Së fundmi dyshja, siç edhe na kanë lajmëruar përmes rrjeteve sociale, po punojnë për të sjellë një film, ku do të jenë vetë ata protagonistë.

Kemi parë gjithashtu se ata e tregojnë në çdo moment mbështetjen dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por me këtë video të fundit, Donaldi ‘me lezet’ dhe humorin e tij tregoi sesa vlerë ka ai për Borën në raste emergjente.

Në video ajo shfaqet duke bërë grimin, ndërsa bashkë me ta është edhe Arbori. Donaldi improvizon një moment sikur po bie tërmet dhe instinktivisht Bora është çuar menjëherë nga tavolina e grimit ka kapur për dore Arborin (djali i saj) për të dalë nga dhoma.

TRENDING

Exit mobile version