Kosova

‘Në Serbi falsifikojnë historinë, e shkuara po vjen’

Historiania Dubravka Stojanoviç deklaroi se historianët “shtetërorë” të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) nuk kanë për qëllim shkencën, por “mbështetjen e qeverisë dhe pushtetin kontrollues”.

“Ata me shumë vetëdije falsifikojnë historinë” – tha Stojanoviç në promovimin e librit të saj “E kaluara po vjen”

Stojanoviç shtoi se nuk sheh mundësinë që një qasje e tillë e historianëve të shtetit të ndryshojë, sepse “të gjitha këto i bënë ata vetë”.

“Në botën tonë historike, ne jetojmë në aparteid të plotë. Qëllimi ynë është shkenca, qëllimi i tyre është të mbështesin qeverinë dhe të kontrollojnë pushtetin” –  tha Dubravka Stojanoviç.

Sipas saj, tekstet aktuale të historisë në Serbi janë “një pamje e regjimit të Aleksandër Vuçiçit”, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftërat e viteve 1990 në Ballkan nga regjimi i Millosheviçit.

Ajo vlerësoi se dhuna në Serbi është kthyer në normale përmes teksteve të historisë, përmes mesazheve për nxënësit se duhet të jenë heronj dhe të vdesin.

“Këtu po kultivohet kulti i viktimës traumatike që pret hakmarrjen e tij” – tha Dubravka Stojanoviç dhe kujtoi se patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në fillim të këtij viti shkollor ka thënë se “është shumë më e rëndësishme të mësohen virtytet sesa dituritë” në shkollë.

Stojanović vlerësoi se në Serbi nuk mjafton vetëm ndryshimi i qeverisë, por nevojiten “ndryshime të thella të vlerave reale”.

TRENDING

Exit mobile version