Rajon

Në Serbi Vuçiçin po e krahasojnë me Millosheviçin

“Kanë kaluar tre dekada dhe Serbia nuk ka lëvizur nga vendi. Më saktësisht, u kthye në rrethin e plotë, te zgjedhjet e vjedhura, kordonët policor dhe represioni. Njerëz të zemëruar, protesta, qeveri autoritare që nuk i njeh të drejtat e qytetarëve të saj, janë edhe një herë pjesë përbërëse e jetës së përditshme në Serbi, ku vetëm presidenti ka një emër tjetër. Dikur ka qenë Sllobodan Millosheviç, sot është Aleksandçr Vuçiç.

Zgjedhjet e vjedhura, dhuna policore, fjalimi i Presidentit Vuçiç përmes narrativës së Millosheviçit për “kolapsin e shtetit” dhe shpikja e armikut të jashtëm apo “të huajt mentorë të opozitës që e inkurajojnë atë për të destabilizuar vendin”, janë refreni i këtyre ditëve. Mund të thuash që gjithçka është njësoj, vetëm se ai nuk është aty. Në fakt edhe ai është aty, thjesht ka një emër tjetër” – shkruan media opozitare serbe “Nova”.

“Mënyra e të vepruarit sot është mjaft e ngjashëm me atë që kemi parë pamë në kohën e Millosheviçit. Përvoja na tregon se të gjithë liderët autoritarë veprojnë njësoj, sepse kanë mundësi të kufizuara. Nëse doni të shkatërroni demokracinë dhe të futni sundimin personal në një vend, ju e dini se cfare duhet të bëni… të trembni njerëzit, të përdorni propagandë, të përhapni frikë dhe të mos lejoni asnjë humbje të vetme. Duhet të jetë një sistem krejtësisht i mbyllur ku edhe humbja më e vogël mund t’ju rrezikojë. Prandaj çdo nivel i qeverisjes duhet të jetë në dorën tuaj, e në rastin e presidentit serb, sidomos të mos lejojë që Beogradi të humbasë” – theksoi  drejtor i Qendrës për Politika Praktike Dragan Popoviç.

Bojan Pajtiç, profesor në Fakultetin Juridik në Novi Sad dhe një nga pjesëmarrësit aktivë dhe organizatorë i protestave në vitet 1990, beson se Vuçiç është një version i Millosheviçit, i cili, siç thotë ai, ka përsosur teknikat e vjedhjes së votave.

“Në kohën e Millosheviçit ka pasur vjedhje votash si sot, por nuk ka pasur migrim të votuesve dhe nuk ka pasur keqpërdorime të tilla që njerëzit të votojnë dy herë në zgjedhje” – tregoi Pajtiç, kurse sipas Popoviçit, vjedhja e hapur e zgjedhjeve që mbrohet me represion policor është logjike për  sisteme si ai që sundoi Serbinë në vitet 1990 dhe që po sundon edhe sot.

Sipas tij, Vuçiç i përdor burimet publike në një mënyrë që nuk e ka bërë as Millosheviqi dhe lidhjet e tij me mafian janë të dukshme.

 

TRENDING

Exit mobile version