Aktualitet

Në Shqipëri shpenzojnë më shumë para për argëtim, sesa për arsim, të dhënat nga statistikat.

Familjet e varfra të klasifikuara në 20 përqindëshin e poshtëm te të ardhurave mujore shpenzojnë shumë më tepër për tu argëtuar, për restorante dhe hotele, sesa për t’u arsimuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2 % të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2 për qind të buxhetit mujor të tyre.

Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektiven e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Struktura e shpenzimeve në familjet e varfra është e ulët për arsim, shëndetësi dhe veshje. Vetëm 3.3 për qind e shpenzimeve të tyre shkojnë për shëndetin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2 % të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2 për qind të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

Shpenzimet për mallra të tilla jo të domosdoshëm, të tilla si alkooli, duhani, argëtimi dhe restorantet zënë më shumë peshë se harxhimet që ato bëjnë për tu arsimuar dhe për të mbrojtur shëndetin.

Sipas INSTAT, i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose thellësisht të privuar materialisht ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim përfshinte 49% të popullsisë në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version