Politike

Në SPAK për 4 orë/ Malltezi akuza prokurores: Pati qëndrime krejtësisht të padenja…

Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambientet e Porkurorisë së Posaçme pas rreth 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët.

Në një prononcim për mediat, Malltezi akuzoi prokuroren Enkeleda Millonaj se mbajti qëndrime të padenja, pasi sipas tij pa kuptuar situatën pronësore, arrestoi një person pa prova.

Nuk ka vepër penale, por urdhri politik është urdhër politik. Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa prova. U pyeta nën cilësinë e një personi në hetim. Prokurorët vetë janë në konflikt interesi. Ka pasur urdhra politik për SPAK nga Edi Rama. Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë ndaj meje, përbën vepër penale.”, tha Malltezi.

Gjithashtu Malltezi u shpreh se donte të dorëzonte në SPAK dokumentet me denoncimet e bëra nga PD për tjetërsimin e pronave në Tiranë, por tha se prokurorët nuk guxuan t’i merrnin.

“Kemi presionin që Rama i ka bërë SPAK në mënyrë të vazhdueshme, duke delegjitimuar reforman në drejtësi. Ajo që ka rezultuar se i gjithë procesi nuk ka dëm në financat publike. Nuk guxuan t’i merrnin, për denoncimin që ka bërë PD për tjetërsimin e pronave në të gjithë Tiranën. Nuk kanë preferuar t’i marrin këto dokumente”, tha Malltezi.

TRENDING

Exit mobile version