Pinknews

“Në sytë e mi është shumë e zgjuar”/ Juli flet për këtë banore: Si vajzë kam respekt, por…

Meriton Mjekiqi dhe Françeska Murati kanë analizuar mbrëmë lojën e Heidi Bacit, të cilës duket se në mbrojtje i doli Julian Deda.

Teksa banorët thonin se Heidi nuk ka krijuar situata dhe ia kanë shtruar rrugën të tjerët, ajo u largua nga biseda duke thënë se po e bëjnë për t’a nxjerrë keq.

Nga ana tjetër, Juli u shpreh se nuk është e vërtetë ajo që thonë Françeska dhe Meritoni. Sipas aktorit, Heidi është vajzë shumë inteligjente dhe shpeshherë kanë dalë fjalët e saj.

“Unë me Heidi Bacin kam patur relata që ditët e para, në kuptimin që qeshnim e kështu me radhë. Heidi Baci në sytë e mi është një vajzë që kur është, është e drejtë, nuk çedon në logjiken e vet dhe është shumë e zgjuar, inteligjente. Kjo më ka pëlqyer mua tek ajo, mënyra se si kapte situatat. Heidi kishte aftësinë me më thënë mua në fjalinë e dytë që hidhja ‘je gropë’ dhe më ka dalë që isha gropë.

Në fillime flas. Heidi për mua filloi të ndryshojë në momentin kur doli përballë se donte t’i jepte besimin zotërisë. Që në atë moment filloi duke i thënë derrit dajë, duke mbrojtur të pambrojtshmin. I kam thënë i lë gjërat me shkuar deri në një far pike dhe më pas i shfrytëzon për të nxjerrë tjetrin gabim. E ka bërë më mua një muaj, me Gracianon e kështu me radhë.

Këto gjëra unë Heidit ja kam thënë vetëm për vetëm, edhe në publik, nuk ka rëndësi fare se si ja kam thënë. Mua nuk më ka ikur kurrë nga biseda. Unë se kam këtë problem me Heidin që thonë më ik. Gjitha këto Heidi nuk është se u shndërrua në një armike timen në lojë”, tha Juli.

Aktori i njohur shtoi më pas se si vajzë ka respekt për të, ndërsa si lojtare jo pasi i ka prish qejfin.

TRENDING

Exit mobile version