Kosova

Në varreza, Vuçiç takohet me Titon/ Flet ish zyrtati i DASH

Ish-diplomati i lartë amerikan, James Hooper, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e sheh Serbinë si armike të përhershme të Kosovës dhe kështu idenë e kompromisit me Beogradin e konsideron si ‘tradhti virtuale’.

Në një intervistë ai tha se për Kurtin, dialogu nuk është një mundësi për pajtim, por si mjet për të rivendosur kërkesat maksimale të Kosovës.

“Kurti nuk ka asnjë interes që ta çojë Kosovën në një konfrontim me Perëndimin që me siguri do të pasonte një vendim nga ana e tij për t’u larguar nga Dialogu. Ai ka arritur të mbetet i angazhuar në procesin e Dialogut duke penguar progresin në bisedime. Kështu, BE-ja, Serbia dhe Kosova marrin pjesë në një proces diplomatik që të gjithë e kuptojnë se është i zbrazët, por që i çliron ata nga nevoja për të ndërtuar mbështetje për politika alternative që ka të ngjarë të mbartin edhe rreziqet e dështimit” – u shpreh ish-zyrtari i DASH-it.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas tij, përfaqëson një vizion pragmatik të dialogut, duke e shikuar si mjet për të hapur dyert e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, Hooper theksoi se besimi i Serbisë në seriozitetin e BE-së ka pësuar lëkundje, e cila e çon Vuçiçin në një pikë të pasigurt – midis zgjedhjes për të bërë hapa konkret drejt BE-së dhe ruajtjes së status quo-së për të mbajtur gjallë ëndrrat e popullit serb.

“Dialogu, vijon si një lloj diplomacie ‘zombie’ ku asnjëra palë nuk luan kartat e saj të plota dhe ku liderët e BE-së po shfajësojnë veprimet e tyre nga angazhimet afatgjata, sesa të adresojnë çështjet thelbësore” deklaroi Hooper, sipas të cilit, nëse Serbia nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian, Vuçiç mund të bëjë një kthesë historike ku do të duhet të formulojë një rrugë të re  – “një rrugë që mund ta rikthejë atë në modelin e  identitetit jugosllav të epokës së Marshall Tito-s.

TRENDING

Exit mobile version