Aktualitet

Nëna e Blerina Metës kishte vrarë vjehrrën vite më parë dhe ka plagosur burrin

Nëna e Blerina Metës, e vënë nën hetim pasi fshehu vrasjen e bashkëshortit nga tre fëmijët, Sanije Tuga, ka ekzekutuar disa vite më parë vjehrrën.

Në maj të vitit 2010, policia e Kurbinit e arrestoi Tugën për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit, babanë e Blerinës.

Sikurse u raportua në media 14 vite më parë Sanija u konfliktua me vjehrrën, Behare Tugën. Pas sherrit, Behares i doli në mbrojtje i biri (bashkëshorti i Sanijes). E tensionuar nga situata e krijuar, 52-vjeçarja mori çiften dhe qëlloi në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

Teksa për tre fëmijët është vendosur masa ‘arrest me burg” për vrasjen e të atit, Pëllumb Meta, bashkëshortja e tij po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Pas zbulimit të vrasjes, Blerina është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa është marrë në mbrojtje nga policia.

Babai i Blerinës, Baftjar Tuga, thotë se gjithçka në lidhje me këtë çështje do ta dëshmojnë përpara organeve të drejtësisë.

TRENDING

Exit mobile version