Bota

Nëndetësja i mori jetën djalit dhe burrit, Christine: I lirova vendin tim

Në mesin e personave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses “Titan” ishte dhe 19-vjeçari Suleman, i biri i Shahzada Dawood, një prej njerëzve më të pasur nga Pakistani.
Nëna e adoleshentit Christine Dawood ka thënë në një intervistë për BBC se në fillim kishin planifikuar që ajo të shkonte të eksploronte nën ujë me bashkëshortin, por vendosi t’ja linte vendin e saj të birit, pasi sipas saj “ai e donte vërtet atë gjë.”
Christine shprehet madje se ishte hera e dytë që planifikonin të shihnin mbetjet e Titanikut si çift. Herën e parë i pengoi pandemia, ndërsa këtë herë ajo la djalin e saj të shkonte.

TRENDING

Exit mobile version