Kronike

Nënë e bijë të pajeta në banesë, djali vjen nga Greqia dhe TRONDITET nga ngjarja

Dy gratë të cilat u gjetën të pajeta ditën e sotme në lagjen 17 të qytetit të Korçës, kishin disa ditë  që nuk u përgjigjeshin telefonatave celulare. 54-vjeçarja Ornela Vagjeli, e cila dyshohet se nderroi jetë si pasojë e një ataku kardiak, punonte si edukatore në fshatin Vithkuq.

Ditët e fundit 54-vjeçarja nuk i ishte përgjigjur telefonatave të vëllait të saj, i cili jetonte dhe punonte në Greqi. Pasi  e motra nuk i është përgjigjur, ai ka ardhur nga Greqia për të parë se çfarë po ndodhte me të.

Nëna e saj e moshuar e  cila ishte e paralizuar dyshohet e ka ndërruar jetë pas vdekjes së vajzës së saj e cila nuk ka pasur mundësi të reagonte. Teksa nuk dihet ende se në çfarë distance kohore kanë ndërruar jetë dy gratë.

TRENDING

Exit mobile version