Aktualitet

Marrëveshja mes Kreut të FFK-së dhe z. Ponari

SIGAL UNIQA Group Austria, e cila prej kohësh është partnere e Federatës së
Futbollit të Kosovës (FFK), nga sot është zyrtarisht sponsor gjeneral i Superligës së
femrave në futbollin e Kosovës që nga sot merr emrin “SIGAL SUPERLIGA E
FEMRAVE”.

Marrëveshja e sponsorizimit u nënshkrua në ambjentet e FFK-së në Prishtinë nga
presidenti i saj z. Agim Ademit dhe CEO i Grupit SIGAL, z. Avni Ponari.

Z. Ponari u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me FFK-në dhe për
kontributin që kjo kompani do të jepë në zhvillimin e futbollit të femrave në
Kosovë.

Ndërsa sipas z. Ademi, futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të këtij
mandati ndaj premtoi se do të punohet në vazhdimësi për krijimin e kushteve sa
më të mira.

Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Si i tillë, kompania
SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar pothuaj në të
gjitha disiplinat e saj.

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet SIGAL
Prishtinën, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve
në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar
edhe 2 Kupa Ballkanike.

SIGAL prej vitesh mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Baskebollit
duke qenë sponsor zyrtar i tyre;

SIGAL ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite
rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua SIGAL UNIQA Ballkan League falë
bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL;

SIGAL ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e
Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19
Qershor 2022;

SIGAL ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në
zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

SIGAL ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;

SIGAL ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

SIGAL ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;

SIGAL ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;

SIGAL ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;

Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria do të
vazhdojë të jetë pranë  komuniteteve sportive edhe në të ardhmen sepse
besojmë fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie dhe nëse ka Shëndet
Jetohet më mirë…

TRENDING

Exit mobile version