REAGIM

Nëse dikush bën miq për oportunizëm, i heq madhështinë MIQËSISË

Ata që janë bërë miq me lehtësi, po aq me lehtësi miqësia e tyre pushon së ekzistuari. Miqtë fals, sapo vjen momenti që duhet të ndihmojnë mikun e tyre, zhduken. Këto janë të ashtuquajturat miqësi oportuniste: një miqësi e bërë për interes…

Pra, nëse dikush është i suksesshëm, një turmë miqsh e rrethojnë nga të katër anët, por kur halli bie mbi të, miqtë ikin. Ky është momenti i sprovës. Ka shumë shembuj famëkeq të njerëzve që e braktisin apo tradhëtojnë mikun e tyre nga frika.

Miqësia, nga ana tjetër, i ngjan pak dashurisë. Dashuri për para? Dashuri për ambicie apo lavdi? Dashuria në vetvete neglizhon gjithçka tjetër dhe ndez dëshirën  dhe shpresën e dashurisë së ndërsjellë në shpirt.

Nëse dikush bën miq për oportunizëm, i heq madhështinë MIQËSISË

TRENDING

Exit mobile version