Pinknews

Nëse ke qenë “OTR me zemër” kjo foto e vjetër që publikoi Noizy do të të kthejë menjëherë në fëmijëri!

Noizy është një prej artistëve shqiptarë i cili është rritur në skenë dhe jetën e ndryshimet e tij i kemi dëshmuar të gjithë.

Ai ishte shumë i ri kur u kthye nga Londra dhe vendosi të nisë një karrierë muzikore në vendin e tij, duke u kthyer shumë shpejt në reperin më të komentuar.

Sot e kësaj dite, emri i tij vazhdon të lakohet po kaq shumë në media e rrjete sociale, ndërsa suksesi i tij ka folur vetë.

Në fillimet e tij, Noizy krijoi grupin “OTR” ose ndryshe “On Top Of The Rest”, ku u bënë pjesë emra të njohur që vazhdojnë të jenë ende pjesë e “vëllazërisë”.

Nëse dikur keni dëgjuar këngët e Noizy-t dhe keni ndjekur videoklipet e tij, me siguri fotoja e fundit që reperi ka publikuar do t’ju kthejë pas në kohë.

Noizy ka ndarë në InstaStory një foto me Varrosin, kur të dy djemtë ishin ende shumë të rinj vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version