Pinknews

‘Nëse tregoj si jam në të vërtetë…’, Luizi shqetëson fansat me postimin e fundit (VIDEO)

Ai është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit. Është fjala për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luizi Ejlli, i cili merr vëmendjen e të gjithëve me çdo dalje të tij publike apo edhe postimet që bën në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, artisti i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij dhe jo vetëm me një postim që ka bërë në “Instastory”. Luizi ka ndarë me fansat një video ku shfaqet një foto e tij, ndërsa në sfond është një zë që flet në anglisht.

“Nuk besoj se ndonjëri e di se si ndihem unë brenda meje. Të gjithë mendojnë se unë jam njeri i mbushur me plot energji dhe që dua gjithçka. Por ata se dinë që unë zgjohem në mëngjes dhe vendos maskën false që të mendojnë se jam në rregull. Sepse nëse unë tregoj se si jam në të vërtetë, të gjithë do më pyesin ‘a je në rregull?’”, dëgjohet në videon në fjalë.

Ndërkohë kujtojmë se Ejlli pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka qenë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme. Luizi ka qenë i pranishëm në koncerte të shumta si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.

Por jo vetëm kaq, pasi gjithashtu ka qenë i angazhuar edhe me filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ka rolin kryesor së bashku me aktoren e njohur, Olta Gixhari.

TRENDING

Exit mobile version