10/06/2021 , 11:04

Nesër provimi i Matematikës, Kushi uron maturantët: Do të keni gjithmonë mbështetjen tonë

Maturantët të premten zhvillojnë dhe provimin e tretë të Maturës Shtetërore atë të matematikës.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, një ditë para ka uruar suksese maturantëve, të cilët do të zhvillojnë të premten provimin e tretë, atë të matematikës.

Kushi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, jep sigurinë maturantëve duke treguar mbështetjen e saj, të cilën do e kenë gjithmonë.

“Të dashur maturantë!

Nesër do të zhvilloni provimin e radhës.

Dua t’ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete! Meritokracia dhe arritjet tuaja të larta në dije janë pjesë e qëllimit tonë madhor!

Ju uroj shumë suksese të gjithëve!”, shkruan ajo.

Ndërkohë kujtojmë se provimi i fundit i Maturës Shtetërore, do të jetë më 15 qershor, lënda me zgjedhje.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin