Sport

Nga mjelja e lopëve te Kupa e Botës, stjuardesja që i dha trofeun Messit

Trofeun për lojtarin më të mirë të Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar, të cilën e mori Lionel Messi, e mbajti nga rumunia Adriana Paul, stjuardese në Qatar Airways.

Adriana Paul ka 5 vite që punon në Lindjen e Mesme. Ajo pati mundësinë të zgjidhej, nga 15,000 stjuardesat e Qatar Airways, për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pas finales së Kupës së Botës.

Adriana është me origjinë nga Rumania dhe nuk e ka aspak problem të tregojë për të shkuarën e saj dhe jetën në fshat.

“Unë u përzgjodha nga 15,000 kandidate të kompanisë sonë. Unë isha me fat që u zgjodha. Megjithatë, besoj se në pesë vitet e fundit kam treguar meritën time. U bënë pesë vite të bukura që kam punuar këtu, jam shumë krenare. Vendet më të bukura i kam zbuluar për shkak të punës që kam. Unë jam nga Bârsana, nga Rumania. Kam qëndruar me gjyshërit, prindërit e mi. Mjelja lopët në mëngjes dhe më pas nisesha për në shkollë. Unë u largova nga Rumania tetë vjet më parë, jetova në Londër për tre vjet dhe më pas erdha në Katar në vitin 2017. Në Katar ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur për mundësinë që mu dha. Trofeu ishte i rëndë, gati 6 kilogramë dhe duart më dridheshin gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

TRENDING

Exit mobile version