Kosova

Nga sulmi në Banjskë, tek keqtrajtimi i Sanduloviç/ Frymëzim nga Millosheviç

Lidhur me pasojat e sjelljes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës, ka komentuar njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani, I cili deklaroi se presidenti Vuçiç është Putini i Ballkanit dhe se ai frymëzohet nga idetë e Millosheviçit. Sipas tij, destabilizimi në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë historisë, burimin e ka nga Serbia.

Regjimi i Vuçiç ka kryer sulm terrorist në Kosovë, ka destabilizuar Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi, ka bërë aleancë me regjimin e Putinit, ka manipuluar zgjedhjet, ka sulmuar opozitën dhe tani ka dhunuar politikanin Nikola Sanduloviç për shkakun se ai vendosi luleve mbi varret e Jasharajve.

Regjimi i Aleksandër Vuçiçit ka nxitur dhe frymezuar urrejtje kombëtare ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve dhe malazezëve

“Ai eliminon këdo që dëshiron dhe punojë për pajtimin me Kosovën dhe me shqiptarët, dhe  i paraqitet Perëndimit si i vetmi faktor paqe në Rajon” – ka theksuar analisti i njohur duke shtuar:

Vuçiç ka 12 vjet që gënjen Perëndimin, ndërsa në të njëjtën kohë ai mbetet faktori kryesor i mbjelljes së urrejtjes dhe shkaktari kryesor i destabilitetit, në interesin krejtësisht të qartë të Vladimir Putinit.

TRENDING

Exit mobile version