Politike

Nga takimet te firmosja e marrëveshjeve, publikohet AXHENDA e vizitës së Zelenskyy në Tiranë

NJOFTIM I KRYEMINISTRISE

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë

Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

TRENDING

Exit mobile version