Rajon

Ngacmoi seksualisht një vajzë, gabimin e të miturit e paguajnë dhe prindërit

Guximin e pagoi shtrenjtë një i mitur shqiptar i cili iu afrua me biçikletë një 19-vjeçareje greke teksa ajo po ecte në zonën e Seismoplektit në qytetin e Janinës dhe e “kapi” nga pas mesditën e së shtunës!

Sipas mediave greke, pas veprimit të parë, vajza ka reaguar menjëherë dhe ka njoftuar policinë e Veprimit të Menjëhershëm për sulmin seksual që ka marrë, duke dhënë një përshkrim të qartë çiklistit, i cili pas pak është pikasur duke lëvizur në zonën e gjerë dhe i vënë në pranga.

17-vjeçari shqiptar u çua në polici ku ndaj tij u ngrit një çështje për ngacmim seksual dhe më pas u arrestuan prindërit e tij, të cilët akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri dhe do të dalin para prokurorisë së Janinës.

TRENDING

Exit mobile version