Kronike

Ngacmoi seksualisht të miturën dhe goditi policin, kapet 26 vjeçari

Një 26 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas policisë shtetasi D.Z., gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë;”, thuhet në njoftimin e policisë.

TRENDING

Exit mobile version