Sport

Ngacmonte seksualisht punonjëset, pezullohet ish-sulmuesi i njohur (EMRI)

Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) të Marc Overmars nga çdo rol në futboll. Arsyeja e këtij vendimi është sjellja e ish-sulmuesit holandez, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaxi.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”,- ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.

Holandezi dha dorëheqjen nga detyra në shkurt 2022 nga Ajaxi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antwerpin, në Belgjikë. Ish-sulmuesi holandez ka fituar Championsin me Ajaxin gati tri dekada më parë, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonën.

TRENDING

Exit mobile version