Politike

Ngelën pa bileta, Berisha: Përjashtimi i “Plisave” nga ndeshja me urdhër të Ramës

Një nga tifo-grupet më besnike që ka ndjekur me rregullsi Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj në vite, ka qenë ai “Plisat”.

Por grupimi nga Prishtina, si rrallëherë do të mungojë sot në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Për këtë ka reaguar ish-kryeministri, Sali Berisha, që e lidh mungesën e tifozëve me një urdhër hakmarrës të Ramës, për shkak të parullës që shpalosën në stadium në ndeshjen me Çekinë.

Sipas kryetarit të PD, ky është një akt primitiv, anti-sport dhe anti-kombëtar i tij.

Reagimi i Berishës:

Përjashtimi i “Plisave” nga ndeshja me urdhër të Edi Ramës, një akt primitiv, anti-sport dhe anti-kombëtar.
Të dashur miq, në një akt hakmarrës primitiv Edi Rama urdhëron FSHF dhe Taulant Bego Jaris që “Plisat” e famshëm të mos lejohen në Stadium për të ndjekur ndeshjen e sotme të kombëtares me ishujt Faroe.
Ky dënim kolektiv për shkak të parullës që shpalosën në Stadium në ndeshjen me Çekinë kundër Pashiqit shqiptar përbën një akt të turpshëm racist antikombeëar një vetposhtërim të atyre që zbatojnë urdhërin e Edi Ramës.

TRENDING

Exit mobile version