Rajon

Ngjarje e rëndë/ Bie shtylla, plagoset punëtori shqiptar

Një aksident i rëndë industrial ka ndodhur në Greqi. Punishtja e një kontraktori të jashtëm po kryente punimet e montimit të shtyllave kur në një moment ra një shtyllë së bashku me një punëtor, rreth 50 vjeç, me origjinë shqiptare.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca e EKAV Korinth, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe punëtori është transportuar në spitalin më të afërt.

Ai u diagnostikua me lëndime të rënda dhe një hematomë të madhe në kokë. Shqiptari do të dërgohet në një spital të Athinës, për kujdes më të specializuar shëndetësor.

TRENDING

Exit mobile version