Kronike

Ngjarje horror/ 47-vjeçari hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, vdes në vend

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës.

Sipas burimeve policore 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe kishte tentuar vetëvrasjen edhe më parë.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version